Flash News

KRYESORE

Berisha rrëfen dy porositë që i dha Azem Hajdarit para vrasjes: Mirë është të zhdukesh 6 muaj

Berisha rrëfen dy porositë që i dha Azem Hajdarit para vrasjes:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se cilat kanë qenë porositë që i ka dhënë Azem Hajdarit para se të vritej në 12 shtator 1998.

Duke folur në ‘Opinion’, Berisha tha se Azemi i kishte treguar se po përpiqen ta vrasin.

“Ky s’kishte asnjë lloj konflikti. I thashë mirë është të zhdukesh 6 muaj diku meqë në rregullin e vjetër ka dy mënyra, o të fshihesh o të qëllosh e tu biesh, kjo s’ishte rruga jonë. I kishin dalë në pritë edhe afër shtëpisë 10 ditë para. Ata ishin vrasësit e shtetit. Ka pas pretendime se sherri nisi në fushatë në Tropojë kërkuar njërin nga Haklaj të merrej nga policia.

Se ishin bandë e armatosur e ne po shkonim për fushatë në Tropojë në vitin 97. Ata kishin zënë prita. Ata qëllonin kur u mbajt mitingu. Kërkova të shoqërohej një bandit që qëllonte ma armë”, tha Berisha.

Të fundit