Flash News

KRYESORE

Berisha: Rudina Hajdari përjashtoi veten nga Partia Demokratike

Berisha: Rudina Hajdari përjashtoi veten nga Partia Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se edhe kryebashkiakët mund të djegin mandatet ashtu siç bënë deputetet e opozitës.

I ftuar në "360 gradë" në Ora News shtoi se edhe Rudina Hajdari mund të përjashtohet nga partia, ashtu siç ndodhi me Myslym Murrizin, që nuk pranoi vendimin unanim të Këshillit Kombëtar për lënien e mandatit.

 Pjesë nga biseda:

Berisha: Nuk mund të kesh dy standarde. Ai është një vendim....

Beti Njuma: Duhet përjashtuar edhe zonja Hajdari?

Berisha: Përjashton veten. Zt.Murrizi ka qenë në grup parlamentar, ka votuar. Nuk di se mund të adoptohen dy standarde.

Zheji: Absolutisht nuk keni asnjë shqetësim se mund të mbushet Parlamenti.

Berisha: Me falsitete vetëm sa zgjon revoltën më të madhe qytetare. Nuk ka të ndalur ky revolucion. Ky është cunam social.

Të fundit