Flash News

KRYESORE

Berisha sfidon Ramën: T’i bëjmë vettingun njëri-tjetrit

Berisha sfidon Ramën: T’i bëjmë vettingun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për propozimin e opozitës për vettingun në politikë. Berisha deklaroi se vettingu do kontrollojë pasuritë dhe lidhjet me krimin të politikanëve.

“Vettingu mund të bëhet. Arbitrin e përcakton ligji. Ligji do i imponojë politikës shqiptare të vetëpastrohet.

Unë personalisht nuk e përjashton praninë e ndërkombëtarëve”, deklaroi Berisha në emisionin ‘Opinion’.

I pyetur nga drejtuesi gazetari Blendi Fevziu, nëse ai i frikësohet një vettingu të tillë, Berisha deklaroi se nuk i frikësohet edhe nëse do të ketë edhe 1000 procese kontrolli.

keni frikë për veten?

Sali Berisha: Edhe 1000 vittingje po të duash.

Rama u ftoi..

Sali Berisha: Po të jetë burrë mos të marrë shaminë e lotëve dhe të vij të përballet. T’ia bëjmë vettingun njëri tjetrit. E ftoj Edi Ramën ti bëjmë vettingun njëri tjetrin.

Vetting nga të huajt je gati?

Që nesër, që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi

Të fundit