Flash News

E-TJERA

Berisha: Strakosha dhe Alban Hoxha në balotazh për portën 

Berisha: Strakosha dhe Alban Hoxha në balotazh për portën 

Porta e kombëtares ka një titullar dhe të gjithë e dimë se ai është  Etrit Berisha.

Por, që pas kartonit të kuq me Izraelin, ka lindur diskutimi se kush do të mbrojë portën sonte  mes Thomas Strakoshës dhe Alban Hoxhës. Sipas të gjitha gjasave, Strakosha është titullar sot ndaj Italisë. Por Etrit Berisha, në një intervistë për “SuperSport” nga grumbullimi i kuqezinjve, beson se edhe Hoxha ka të njëjta mundësi falë formës që po kalon.

“Janë dy portierë që kanë kualitete jashtëzakonisht të mëdha, këtë pyetje duhet t’ia bëni trajnerit. Për mua janë dy portierë të cilët pa probleme mund të luajnë në formacionin titullar. Gjëja që uroj për cilindo nga ata që do të luajë është që shpresoj të ketë ditën e tij dhe të bëjë mirë si për veten, ashtu edhe për Kombëtaren”, shprehet Berisha.

Të fundit