Flash News

KRYESORE

Berisha sulmon Dvoranin pas takimit me Metën: Gjykatës militant i PS, Reforma në Drejtësi e dështuar   

Berisha sulmon Dvoranin pas takimit me Metën: Gjykatës militant i PS,

Pas takimit prej rreth 35 minutash, Sali Berisha, nën cilësinë e ish presidentit ka zbardhur takimin me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Sipas Berishës, në takim u diskutua për krizën që sipas tij ka përfshirë sistemin e drejtësisë, pasi kryeministri Edi Rama synon ta kapë bashkë me Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë takim me presidentin diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekje të shpërfytyruara për të kapur sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Është moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por dua të theksoj se ju mediat keni një rol të rëndësishëm sepse keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.

Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemerishme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit. Kushdo që ka dyshime i kujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ndrikullës së radarëve, në kundërshtim me kushtetutën, se kërkon të jetë magjistrat, por jo kunat. Është për t’i shërbyer si skllav Ramës”, tha Berisha, i cili ka akuzuar edhe kreun e KED, Ardian Dvoranin si gjykatës militant i PS.

“A mund të na thoni në 320 gjykatës, cili në historinë 30 vjecare ka shkel në mbledhje partiake PS e PD, ai është vetëm një mafioz, Ardian Dvorani në mbledhjen e PS.

Nga ky gjykatës militant është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se nuk voton askush një vend që s’ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Ata që shkatërruan këto dy gjykata e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama. E mbajtën peng derisa nxorën Dvoranin në krye. Presidenti me një përpjekje të jashtëzakonshme po mbron Kushtetutën dhe reformën që është e falimentuar deri tani me kapjen e KED, KLP dhe përpjekja e GJK”, u shpreh Berisha.

Të fundit