Flash News

KRYESORE

Berisha thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Situatë papërgjegjshmërie e kryeministrit

Berisha thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme:

Përmes një statusi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se situata në vend është problematike dhe se pritet që gjendja të përkeqësohet. Ai i bënë thirrje Edi Ramës të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që qeveria tu qëndrojë pranë banorëve të përmbytur.

Gjithashtu Berisha kërkon edhe nga Presidenti Ilir Meta që të konsiderojë thirrjen e Këshillit të  Sigurisë Kombëtare.

Statusi i plotë:

Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme per te perballuar nje situate qe edhe mund te behet katastrofale!

Te dashur miq, Shqiperia ne teresi, qe nga dje mbasdite ndodhet nen nje mot dhe permbytje brutale tejet kercenuese per jetet e njerezve dhe pasurite e tyre. Deri tani nuk ka patur viktima por deme te medha materiale, dhe ndihma ndaj popullates se kercenuar eshte minimale.

Te dhenat sinoptike per oret qe vijne nuk jane premtuese. Ne keto kushte eshte e domosdoshme shpallja menjehere e gjendjes se jashtezakonshme ne shkalle vendi dhe mobilizimi i te gjitha potencialeve ne ndihme te zonave dhe komuniteteve me ne rrezik.

Gjendja e jashtezakonshme ka ligjin, i cili percakton qarte detyrimet e shtetit ne situata te tilla ndaj zonave te prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr kete vendim vetem e vetem per te shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve. Mos shpallja e gjendjes se emergjences, eshte nje akt i papergjegjshem antikushtetues i Norieges!

Ftoj Presidentin e Republikes, qe ne nje situate te tille papergjegjshmerie te kreut te ekzekutivit te konsideroje edhe thirrjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. sb

 

Të fundit