Flash News

KRYESORE

Berisha thirrje qytetarëve të Tiranës: Hapni shtëpitë për protestuesit, Rama ka përgatitur një plan

Berisha thirrje qytetarëve të Tiranës: Hapni shtëpitë

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të hapin shtëpitë për protestuesit që do të mbërrijnë nga e gjithë Shqipëria më 13 maj. Berisha theksoi se qytetarët kanë nisur të vijnë që sot në Tiranë, ndërsa banorëve të kryeqytetit u kërkoi t’i mirëpresin në banesat e tyre.

Sipas Berishës, Edi Rama ka hartuar një plan për organizimin e mitingjeve me të rinj në qytete të ndryshme në mënyrë që të pengojë ardhjen e tyre në protestën e së shtunës.

“Fitorja në Kavajë është një frymëzim për mbarë shqiptarët që të shndërrojnë 13 majin në ditën e triumfit, në ditën e protestës më të fuqishme, më madhështore, më civile, në historinë e protestave në Shqipëri. Më 13 maj drejt Tiranës do të marshojnë nga mbarë Shqipëria. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert e tyre për të gjithë njerëzit që do të vijnë në protestë. Më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë të rinjtë e Shqipërisë. Edi Rama ka urdhëruar të organizojnë mitingje me të rinjtë në mënyrë që ata të mos vërshojnë në Tiranë. Këtu i ke dhe ti je i pashpresë. Ti ua mbushe shkolla me drogë, po i përzë nga vende, ti u rrite tarifat e shkollës”, tha Berisha nga çadra.

Për Berishën, Rama i ka shkaktuar dëmin më të madh Shqipërisë që pas Enver Hoxhës. Ai tha se më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë të gjithë ata shqiptarë që ndihen të mashtruar dhe kërkojnë njëkohësisht zhvillimin e vendit.

“Më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë shqiptarët të cilët e ndjejnë veten të poshtëruar nga mashtrimet e tua. Je i braktisur, po zëvendëson mashtrimet e vjetra me mashtrime të reja, i paskrupullt. Më 13 maj në Tiranë vërshon Shqipëria e atyre që i besojnë Shqipërisë, e atyre që duan ta shohin këtë vend kryelartë, të zhvilluar në çdo skaj të tijin. Shqipëria e atyre që e ndjejnë veten të rënduar nga plantacionet e drogës dhe bandat e krimit. Rama i ka bërë dëmin më të madh Shqipërisë që pas Enver Hoxhës. Ti je hajduti më makabër që ke vjedhur miliarda dhe nuk ke ndërtuar një rrugë të vetme”, deklaroi Berisha.

Berisha ‘ftesë publike’ Ramës: Edvin, më 13 maj rri në dritare, do tmerrohesh…

Të fundit