Flash News

KRYESORE

Berisha tregon dy qëllimet e Ramës me ofertën për refugjatët; i bën thirrje një shteti në veçanti që të vendosë ‘veton’

Berisha tregon dy qëllimet e Ramës me ofertën për

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se është kryeministri Edi Rama që i është vetëofruar Bashkimit Evropian për të strehuar në Shqipëri refugjatët e kontinentit.

Berisha thekson se Rama ka dy qëllime me këtë ofertë, të mbulojë murin e drogës dhe korrupsionit, si dhe të krijojë një treg të madh të trafikut të qenies njerëzore. Ai i bën thirrje në veçanti Italisë që të mos e pranojë këtë plan.

Bushati shton konfuzionin për refugjatët: Nuk ka plan, por jemi  të gatshëm nëse na ofrojnë ndihmë

Reagimi i Sali Berishës:

Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!

Zedhensja e Norieges, ndrikulle Voda deklaron se:

-BE nuk i ka kerkuar Norieges te krijoje kampe refugjatesh ne Shqiperi !

-Por Rama i ka kerkuar BE te krijoje kampe me ish terroriste te ISIS dhe refugjatesh ne Shqiperi

Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!

Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!

1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre

2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe mjetet detare per trafikimin masive te refudhatve nga Shqiperia drejte Italise e tij.

U bej thirrje vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen.

Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shnderroje Otranton ne varrezen gjigande me te madhe te detrave!

Të fundit