Flash News

KRYESORE

Berisha u drejtohet socialistëve: Jam i detyruar

Berisha u drejtohet socialistëve: Jam i detyruar

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend i është drejtuar socialistëve që nuk janë kanabizuar. Berisha shprehet se është i detyruar t'u drejtohet atyre sepse Rama dhe të tjerë që duhej t'u drejtohej nuk ndodhet në Parlament. 

“Të nderuar socialist, juve socialistëve që  nuk jeni kanabizuar, burrave dhe grave që të ardhmen tuaj nuk e shikoni te kanabisi.  U drejtohem juve sot i detyruar sepse ata të cilët duhet të ishin këtu për t’iu drejtuar, kanë një javë që fshihen. Ata bëjnë çdo gjë per të ndryshuar seks edhe gjini, veshur me çitjane...

U drejtohem ju socialistëve.

Edi Rama duhej se për skafin që kishte blerë do i jepte portofolin e Ministrisë së Brendshme.

 A nuk  jemi ne që pasi Zagani denoncoi lidhjen e tij me Habilaj që ishte targa e Tahirit, u bënë 23 kalime kufiri dhe Edi Rama e mbrojti me fanatizëm absolut, e shpalli si birin e suksesit të paparë në Shqipëri. A nuk jemi ne që në këtë sallë denoncuam përdorimin e avionëve? Cila ishte përgjigja e noriegës? ‘Halucilacionet e ktij apo atij. Mizat u duken avionë…’

Jua them unë çfarë ndodhi.

Edi Rama i zënë ngushtë përgatiti shkarkimin e Tahirit. I dërgoi 3 milion euro noriegës në zyrë dhe shpëtoi Tahiri. Tahiti nuk u shkarkua, vazhdoi më tutje. Me qindra herë denoncuam këtu se vendi po mbushet me kanabis. A e dini ju të dashur socialist se kur hapni lajmet shqiptare dhe të huaja, gjeni lajme për dorgën.

Drogë dhe vetëm drogë. A është e vërtetë apo është stisë më thoni mua? Përse kjo? Sepse Noriega përcaktoi kanabizimin e Shqipërisë si simbol. Më në fund prokurori anti-majfja pas 4 vitesh paraqiti akt-akuzës kundër Tahirit dhe Habilajve të tij”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Të fundit