Flash News

KRYESORE

Berisha: Vdekja e elektricistit në Fierzë, vrasje e mirëfilltë shtetërore

Berisha: Vdekja e elektricistit në Fierzë, vrasje e

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e elektricistit Prenc Ceca, që humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike në Fierzë.

Berisha ka theksuar se vdekja e Prendit në krye të detyrës është një vrasje e mirëfilltë shtetërore (natyrisht pa dashje) dhe ajo vetëm si e tillë duhet të trajtohet.

Postimi i plotë:

Prendi ra ne krye te detyres!

Miq, dy dite me pare ra ne krye te detyres elektriçisti 34 vjeçar, Prend Ceca. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per Prendin dhe ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar.

Por gjthashtu theksoj se vdekja e Prendit ne krye te detyres eshte nje vrasje e mirefillte shteterore (natyrisht mendoj se pa dashje) dhe ajo vetem si e tille duhet te trajtohet.

Miq, aq sa tragjike ishte vdekja e tij po aq kriminale eshte qendrimi i narkoautoriteteve ndaj saj.

Per te lare duart me vrasjen shteterore dhe lenien e Prendit te vdekur ne shtylle per ore te tera, narkozyrtaret mashtruan opinionin se ai kishte shkuar vet dhe nuk e kishte derguar njeri per riparimin e defektit. Keta zyrtare kriminele me qendrimet e tyre po e vrasin per se dyti 34 vjeçarin qe ra per te siguruar energji komunitetit dhe qe nje dore e zeze i leshoi rrymen nderkohe qe ai punonte dhe i mori jeten.

Narkoshteti eshte konglomerate horrash, trafikantesh, kriminelesh te cilet duhen fshire sa me pare nga faqja e dheut. sb

Të fundit