Flash News

KRYESORE

Berisha vijon përplasjet me Lu dhe Vlahutin: Janë palë me Edi Ramën; jemi gati të sqarojmë Departamentin e Shtetit

Përplasja e vazhdueshme në distancë midis Sali Berishës dhe Donald Lu-së ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme me deklarata nga të dyja palët. I ftuar në ‘Ora News’, ish-kryeministri demokrat ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, i cili tha se politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë nga akuzat ndaj të huajve për problemet që krijojnë vetë. Por sipas Berishës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë palë me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Ai u shpreh i gatshëm të ulej me këdo nga Departamenti Amerikan i Shtetit për t’i shpjeguar akuzat ndaj ambasadorit Lu.

“Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Thotë se ekziston një tendencë e politikanëve shqiptarë që për problemet e tyre të fajësojnë të huajt. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Por vijmë pak tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, sepse janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur shpesh herë guverantorë, ata që investuan të gjithë potencialin e tyre në draftin e parë (tw reformws nw drejtwsi) që e përmbysi Venecia. Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH, le të vijë të diskutojmë dhe faktojmë këtë që themi. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA-të, në asnjë rrethanë, është miku ynë kryesor. Por, e vërteta është kjo, nëse bën memo pa të kërkuar njeri, duke përjashtuar opozitën dhe bën me dhjetëra deklarata kundër opozitës dhe asnjë kundër qeverisë, atëherë tregon se je bërë palë mbi palë me qeverinë dhe ke bërë zgjedhjen tënde”, u shpreh Berisha.

27 janari, Sali Berisha zbardh kërkesën e opozitës: Qeveria duhet të ngrijë; drejtimi i protestës do të duket në orët në vijim

Të fundit