Flash News

KRYESORE

Berisha: Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të ministrive për arratisje

Berisha: Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të

Ish kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se protesta e opozitës po tremb qeverinë. Sipas tij Rama po ikën nga Tirana, ndërsa Xhafaj dhe ministrat e tjerë po planifikojnë t’ia mbathin nëpërmjet tuneleve sekrete.

Statusi i plotë:

Qeveria mbush poturet! Rama ikën nga Tirana! Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të ministrive për arratisje, policia me postblloqe përpiqet të ndalojë vërshimin e uraganit popullor drejt Tiranës! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital. sb

“Z.Berisha,jam oficer policie po ju njoftoj për panikun e madh që ka mbërthyer qeverinë në prag të protestës.policia e shtetit ka filluar operacionin”Bolla e Zezë”. Kanë marrë një furgon me letra, medemek të zbulojmë elementet kriminal që do të marrin pjesë në protest!!!Jo për gjë, po këta armikun e klasës e sajojnë sa hap e mbyll sytë.Gjithashtu janë tmerruar i kanë mbushur brekët pa filluar protesta,këta parshikojëe mbi gjysëm milioni njerëz, vet Xhafa dhe Çako po kontrollojnë të gjitha daljet e fshehta, tunelet të ministrive nga do të ja mbathin, se këta janë me dy fytyra ndryshe thonë dhe ndryshe veprojnë, skan turp j’u ka plasur cipa.”

 

Të fundit