Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Berisha zbardh arsyen pse Rama nuk kandidoi në Durrës: Shkak u bë Basha
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se pasardhësi i tij Edi Rama u tërhoq nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit dhe shkoi sërish në Vlorë ku edhe sot është deputet i PS.
I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha thotë se shkak është Lulzim Basha, pasi është përfolur se kreu i PD do të kandidonte po ashtu në Durrës.
“Edi Rama nuk po e bën me zgjatje mandati, por me grabitje mandati me kushtetutë. Këto janë zgjedhje antidemokratike, antiligjore, se një votues për partinë e parë ka fuqinë e 4 votuesve për partinë e dytë. Zgjedhje këto nuk janë.
Rama në cdo pollo del i fundosur. Iku nga Durrësi, sepse mori vesh se do shkonte Lulzim Basha. Prandaj, shkoi prapë në Vlorë.
Ai bëri një takim, darkë me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër. Nëse vjen Lulzim Basha, edhe pse unë nuk e di a ka vendosur Basha të shkojë në Durrës, se qarkullojnë thashethemet , sot shpalli se dp të shkojë në Vlorë. Nga Durrësi iku për shkak të Bashës”, u shpreh Berisha.