Flash News

KRYESORE

Berisha zgjedh 22 korrikun për të kritikuar Palokën dhe Spahon: Vepruan gabim me datën

Berisha zgjedh 22 korrikun për të kritikuar Palokën dhe Spahon:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka preferuar ditën votimit për të kritikuar dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Berisha tha se Paloka dhe Spaho vepruan gabim kur shpallën datën e zgjedhjeve përpara se kjo të vendosej nga Kryesia e PD-së, pasi ishte kundër precedentit të 2013-ës.

Gjithsesi, Berisha e konsideroi të ligjshëm 22 korrikun, pasi kjo datë u zyrtarizua me votim nga Kryesia.

“Zoti Paloka dhe Zoti Spaho vepruan gabim kur shpallën datën përpara se të mblidhje Kryesia. Për aq sa vlen precedenti, përpara katër vitesh data u vendos pas mbledhjes së Kryesisë. Gjithsesi, Kryesia vendosi me shumicë votash dhe në këtë kontekst vlerësoj se  zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me statutin e PD”, u shpreh Berisha.

Ish-kryetari i PD-së theksoi se kërkesa për dorëheqjen e Lulzim Bashës ishte legjitime, megjithatë statui i lejon kryetarit që të rikandidojë dhe të qëndrojë në detyrë pas humbjes.  

Të fundit