Flash News

KRYESORE

Berlusconi jo kandidat për kryeministër, propozon Antonio Tajanin; si e priti lajmin presidenti i PE

Kryeministri i ardhshëm i Italisë duhet të jetë presidenti i Parlamentit Evropian,  Antonio Tajani, deklaroi sot ish-kryeministri , Silvio Berlusconi.

Berlusconi drejton një aleancë konservatore të partisë “Forza Italia” që ka kryesuar në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të 4 marsit, por ai nuk mund të kandidojë personalisht, për shkak të një dënimi i akuzuar për evazion fiskal.

“Antonio Tajani do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer si kryeministri i Italisë”, deklaroi Berlusconi gjatë një postimi në Twitter.

Lajmi u bë i ditur tri ditë pasi shefi i parlamentit të BE-së zhvilloi  një takim në Bruksel mes ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe presidentit të Komisionit Evropian,  Jean-Claude Juncker.

Ndërkohë, përpara se bëhej publik vendimin, Tajani dhe drejtuesit e tjerë të partisë kanë pritur me celularin ndezur deklaratën e Berlusconit.

Ende nuk është bërë e qartë nëse partnerët e koalicionit të Berlusconit kanë rënë dakord me këtë propozim.

Matteo Salvini i ekstremit të djathtë , lideri i Ligës së Veriut, së fundmi ka patur mosmarrëveshje me Berlusconin mbi politikat e BE-së dhe ka të ngjarë që ta shqyrtojë kandidaturën e Tajanit si tepër të moderuar.

Partia e Berlusconit “Forza Italia” aleate me Ligën e Veriut dhe një tjetër parti të ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë” , e njohur për qendrimet kundër migrantëve.

Unioni pritet të fitojë më shumë se 37% të votave.

Kandidatët kryesorë të zgjedhjeve të 4 marsit janë,  partia populiste “Pesë Yjet” dhe një koalicion i dominuar nga Partia Demokrate në pushtet, që të dyja rezultojnë me 27%.

Të fundit