Flash News

KRYESORE

Berlusconi: Milan rrezikon falimentimin nëse nuk futet në Champions

Berlusconi: Milan rrezikon falimentimin nëse nuk futet në Champions

Silvio Berlusconi është rkthyer të flasi për Milanin, këtë herë madje duke dhënë paralajmërimin se ekipi ka probleme financiare.

“Kam mësuar se aty ka një problem dhe është për çështje financiare. Më shqetëson shumë heshtja dhe qetësia e zotit Li”, tha Berlusconi duke hedhur hije dyshimi mbi pronarin aktual të Milanit.

Sipas Berlusconit, nëse skuadra do të vazhdojë të ketë këtë ecuri negative dhe klubi nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions, mund të falimentojë.

“Nëse skuadra do të vazhdojë të ecë në rrugë negative, sigurisht që në pranverë duhet të ndërhyjë fondi Eliot. Problemi më i madh dhe i vërtetë është që ekipi rrezikon shumë, në rast se nuk do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë se bilanci negativ do të jetë më shumë sesa 100 milionë euro.Ata që do mund ta riblejnë klubin, do të paguajnë shumë herë më pak sesa vlera reale e Milanit. Perspektiva dhe ardhmja duket se nuk janë në rrugë pozitive”, mësohet të ketë thënë ish-presidenti legjendar i Milanit.

Të fundit