Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bernard Dosti rektor në vend të Konit, vjen reagimi i parë: E denoncova për plagjiaturë; Nuk di ç’emër t’i vë këtij vendimi
Reagon studiuesi dhe denoncuesi i plagjiaturave Taulant Muka, pas vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për emërimin përkohësisht të Bernard Dostit si rektor. Ky vendim erdhi pas pezullimit nga detyra të rektorit Mynyr Koni.
Në një status në rrjetet sociale, Muka rikthen edhe një herë denoncimin me fakte ndaj Dostit, si dhe ironizon vendimin e ministres Shahini.
“Besa Shahini, nuk e di çfarë emri t’i vë veprimit të fundëm që sapo ke ndërrmarë. Shkarkon Mynyr Koni dhe emëron rektor Bernard Dosti me publikime plagjiaturë! Ku është standardi që vendos Besa? Z. Dosti është denoncuar publikisht për artikull plagjiaturë (me bashkautor ish zv/ministrin e Arsimit Ervin Demo) ne Ora Neës. Madje ka një kërkesë të z. Koni për verifikimin e plagjiaturë se z. Dosti, por qe është penguar si veprim nga Dhori Kule. Ky është standardi i Ministrisë se Arsimit, lartësoni hajdutët intelektualë për të shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve”, shkruan Muka.
Mynyr Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, pasi sipas ministres ai është shkaktar i moszbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.