Flash News

KRYESORE

Bes Kallaku dhe Erion Isai do të kenë një emision bashkë, por nuk kanë gjetur televizionin

Bes Kallaku dhe Erion Isai do të kenë një emision bashkë,

Që prej largimit nga ‘Portokalli’ vend ku dy djemtë u bënë të njohur si dhe takuan njëri tjetrin, Bes Kallaku dhe Erion Isai janë parë shumë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Jo më kot, Ardit Gjebrea dhe stafi i “Kënga Magjike” i ka përzgjedhur djemtë për të qenë krah tij në prezantim së bashku me dy prezantueset bukuroshe të Tv Klan, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Duket se kimia mes Erion Isait dhe Bes Kallakut në skenë nuk do të përfundojë me skeçin e tyre të përbashkët në ‘Portokalli’ pasi djemtë kanë ndezur motorrët për një program të vetin, shkruan Blitz.

I ftuar në emisionin e gatimit të Arjola Shehut, Erioni ka treguar se ata e kanë të gatshëm emisionin, thjesht mbetet për ta ‘shitur’ në një prej televizioneve. Gjithashtu aktori ka thënë se ky angazhim mbetet për vitin tjetër duke qenë se këtë vit ata do ta mbyllin me paraqitjen tek ‘Kënga Magjike’.

Të fundit