Flash News

KRYESORE

Bes Kallaku flet për 77 fustanet e Bleonës dhe pagesën për të qenë pjesë e filmit "Falco"

Bes Kallaku flet për 77 fustanet e Bleonës dhe pagesën për
I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, Bes Kallaku ndër të tjera ka folur dhe për filmin që po xhiron, "Falco". Ai ka premtuar se do të jetë një komedi e jashtëzakonshme dhe prania e Bleona Qeretit në film ka shtuar akoma më shumë kuriozitetin.
Por sa është paguar këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë për të qenë pjesë e filmit? Besi ka treguar në emisionin e mëngjesit se ajo nuk ka marrë asnjë pagesë, përveçse i kanë hequr vetëm shpenzimet e udhëtimeve.: “Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pasur kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit… “Bleona ka qenë një kontratë pa pagesë. Erdhi falas. Janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve.” Sa i takon filmit, Besi premton:  “Brenda modestisë e them se do të jetë një nga komeditë më të bukura që është bërë nga vitet ‘90”.

Të fundit