Flash News

KRYESORE

Bes Kallaku frymëzon Fatmir Xhafajn: Së shpejti një strukturë e re në Polici    

Bes Kallaku frymëzon Fatmir Xhafajn: Së shpejti një

U desh një personazh në spektaklin e humorit “Portokalli’, “Skifteri” i sjellë përmes Bes Kallakut, për të solidarizuar autoritetet shqiptare se vjedhja e kryer nga shqiptarët në vendet evropiane, kryesisht në Itali është kthyer në një fenomen jo vetëm shqetësues, por edhe duke cenuar imazhin e shqiptarëve të ndershëm.

Mesa duket ky fenomen tashmë ka nisur të shqetësojë autoritetet shqiptare të cilët për të krijuar një lloj barriere për frenimin e rasteve të tilla, Policia Shqiptare do të ngrejë një strukturë të posaçme vetëm për “skifterat”.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi në “Forumin për Sigurinë Publike” në Lezhë.

“Kemi jo pak të rinj e të reja nga Laçi që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit me vjedhje banesash, makina etj. Fenomen i shëmtuar, por sepse cenon rëndë imazhin e shqiptarëve, jetën dhe punën e shqiptarëve që jetojnë me punë të ndershme.

Do ngremë një strukturë “antiskifter” dhe për këtë kemi krijuar grupe policie me vendet homologe, faqe publike dhe sendet e grabitura. Ky është një fenomen që nga pikëpamja kriminale është  i ndëshkueshëm, por me efekt negativ për vendin”, u shpreh ministri Xhafaj.

“Skifterat”, siç njihej personazhi në “Portokalli” personifikonte shqiptarët e përfshirë në vjedhje banesash, automjetesh etj..

Të fundit