Flash News

KRYESORE

Bes Kallaku imazh i "Gulf", Olti Curri i pakursyer ndaj aktorit pas skandalit

Lajmi i ditëve të fundit është mashtrimi i kompanisë “Gulf” me tollonat e naftës, si dhe mbylljen e papritur të aktivitetit në të gjitha pikat e karburantit.

Ky skandal ka ‘përfshirë’ dhe dy figura publike, Olti Currin dhe Bes Kallakun.

Opinionisti Curri ka publikuar në Facebook-un e tij, një artikull me titull, “Si mashtroi kompania GULF, përdori Bes Kallakun si imazh suksesi”, me mbishkrimin, “Gjithçka mbi falimentimin e GULF".

Ky veprim i Olti Currit, ngjall dyshime se marrëdhëniet mes Kallakut dhe Currit janë të acaruara.

Kujtojmë që gjatë periudhës që operonte në treg, kompania "Gulf"  përdorte figura publike për reklamimin e kompanisë, ndër to dhe Bes Kallakun, i cili ka qenë imazhi i saj.

Të fundit