Flash News

KRYESORE

Besa Kokëdhima shpjegon pse u tërhoq nga "Kënga Magjike"

Besa Kokëdhima shpjegon pse u tërhoq nga "Kënga

Këtë vit në "Kënga Magjike", Besa Kokëdhima u përfaqësua me një këngë të sajën "Histori" të cilën e kishte shkruar vetë. Kënga rezultoi shumë e suksesshme por vetëm disa ditë pas finales ajo u tërhoq.

Për shkak të tragjedisë së tërmetit që mori 51 jetë njerëzish. Në “Soiree” ajo tregoi pse u detyrua të mos performonte me këngën “Histori”, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

"Në disa reflektime mendimesh mendoja që jeta duhet të vazhdojë dhe askush nuk ka thënë të ndryshmen nga kjo. Jeta do vazhdojë pavarësisht mënyrës se si e përjetojmë ne një ngjarje aq të trishtë. Për mua ishte shumë herët në atë moment dhe prandaj u tërhoqa, sepse ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre.

Mendoj se muzika ka nevojë për një atmosferë të caktuar emocionale, ka një kontekst që për mua deri diku në thonjza është luksi emocional. Kështu që kjo përderisa nuk ekzistonte më, ishte e vështirë të gjendesha në skenë,”-tha Besa.

 

Të fundit