Flash News

KRYESORE

Besa Shahini mbledh politikanët pas celebrimit, feston kurorëzimin në një lokal në Tiranë

Pas celebrimit në Prishtinë, me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka organizuar një tjetër festë mbrëmë në një lokal në Tiranë.

Ashtu siç u përfol pas celebrimit pak ditë më parë, çifti mblodhi miqtë më të afërt nga Prishtina dhe Tirana dhe organizoi një festë mbrëmë në kryeqytet.

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga mbrëmja, ndërsa bie në sy edhe prania e ministrit të deleguar të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

“Bashke me ministrat tanë në Shqipërinë tonë. Bravo Besa dhe Genti për punën që po bëni. Jemi krenar me ju. Urime Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj per martesën dhe ju dëshiroj gjitha t’mirat në jetërat tuaja!”, shkruan Kastrati.

Të fundit