Flash News

KRYESORE

Besa Shahini: Pas mbarimit të mandati s'do jem më në Qeveri, s'do përfshihem në zgjedhje

Besa Shahini: Pas mbarimit të mandati s'do jem më në Qeveri,

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka treguar se pas mbarimit të këtij mandati nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë, pasi do largohet nga Shqipëria për arsye familjare.

Shahini ka bërë me dije se nuk do të përfshihet as në fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit 2021.

"Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë. Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe.  I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre." tha Shahini në emisionin “Ilva Now”.

Të fundit