Flash News

KRYESORE

Besa Shahini: PD më sulmon për shkak të prejardhjes. Ministër nga Kosova? Vendim kurajoz i Edi Ramës

Besa Shahini: PD më sulmon për shkak të prejardhjes.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini iu është përgjigjur akuzave të opozitës jashtëparlamentare, teksa i ka cilësuar ato sulme për shkak të prejardhjes.

E pyetur në një intervistë për rtv Dukagjini, se pse PD kërkon vazhdimisht dorëheqjen e saj, Shahini ironizon se opozita tashmë pasi doli nga Kuvendi nuk ka punë tjetër.

“PD atë punë ka, opozita jashtëparlamentare pasi vendosi të largohet vetë dhe të mos marrë pjesë në debate në kuvend kërkon edhe dorëheqjen e atyre që kryejnë punën e tyre. Është normale nga opozita në Shqipëri. Prej PD ka qenë sulm nga prejardhja , për mua nuk ka qenë shqetësuese deri para një muaji kur ishte provimi i maturës.

PD nxori maturantët në rrugë për një nga testet dhe ishte shqetësuese kur dëgjova 18 vjecaret 'Besa të shkojë prej nga ka ardhur'.

PD nuk mundet që në betejat e tyre ditore të nxisë një debat të dëmshëm për zhvillimin e kombit”, thotë Shahini.

E pyetur se si e komenton faktin se Shqipëria ka në kabinetin qeveritar dy ministra nga Kosova, Shahini e cilëson si një vendim kurajoz të kryeministrit Rama.

“PS dhe Edi Rama mori vendim kurajoz që të ketë ministra nga Kosova dhe kjo është pozitive. Mund të kritikohet puna. Debati në Shqipëri është më i vrazhdë se në Kosovë, kur përfshihesh në angazhim politik ekspozohesh edhe nga sulmeve të ulëta”, thotë Shahini.

Të fundit