Flash News

KRYESORE

Besa Shahini: Rama pyeti dy politikanë kur më emëroi zv/ministre të Arsimit në 2017

Besa Shahini: Rama pyeti dy politikanë kur më emëroi zv/ministre

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini në një intervistë per ‘Rubikon’ në Koha Televizion ne Kosove është shprehur se Rama është është interesuar për karrierën e saj para së ta emëronte zv/ministre ne tetori te vitit 2017.

Shahini u kujdes të mos tregonte emrat, por përsëriti se ka miqësi me kryebashkiakun Veliaj dhe deputeten Elisa Spiropali, te cilet i njeh prej kohesh.

“Ai më tha që ne jemi duke e themeluar ekipin për mandatin e dytë dhe do të doja që të vije në Tiranë e të bisedonim për mënyrën se si do të mund të kontribuoje ti me gjithë çfarë ke arritur në karrierën profesionale specifikisht në Kosovë në fushën e arsimit. Kanë qenë një sërë bisedash para se të merrte iniciativën për të më propozuar në postin e zv ministres”, përfundoi Shahini.

Të fundit