Flash News

KRYESORE

Besart Berisha shkëlqen sërish, Melbourne mbetet në barazim

Besart Berisha shkëlqen sërish, Melbourne mbetet në barazim

Sulmuesi i Kombëtares Kosovare, Besart Berisha, vazhdon të shkëlqej me skuadrën australiane Melbourne Victory, pasi ka shënuar edhe golin e dytë në kompeticionin e ‘Champions League’ aziatike.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Kawasaki Todoroki Stadium” ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me brazilianin Elsinho në minutën e 28-të, por reagimi i skuadrës australiane nuk vonoi me Berishën i cili 8 minuta më pas shënoi golin e barazimit.

Përballja u mbyll me barazim, i cili ishte i dyti për Melbourne në grupin F, ndërkohë  grupi kryesohet nga kinezët e Shanghai SIPG me 7 pikë.

 

Të fundit