Flash News

KRYESORE

“Besën na e dha, llafin nuk e mbajti”, banorët e Zerqanit të zhgënjyer nga Edi Rama

“Besën na e dha, llafin nuk e mbajti”, banorët e Zerqanit

Një vit më parë kryeministri Edi Rama teksa konsumonte një drekë në një nga familjet e fshatit Zerqan në Bulqizë, u premtoi se do të ndërtohej kanali vaditës në këtë zonë.

Mirëpo, deri më tani nuk ka lëvizur asnjë gur. Banorët e Zerqanit shprehen për News 24 të zhgënjyer nga kryeministri Rama.

“U tall me popullin. I dha besën për ujin vaditës dhe as nuk e prekur me dorë. Besën na e dha por fjalën nuk e mbajti” – shprehen banorët.

Të fundit