Flash News

KRYESORE

Besi dhe Xhensila do të bëjnë jo një por dy dasma. Këngëtarja zbulon detajet

Besi dhe Xhensila do të bëjnë jo një por dy dasma.

Prej 7 vitesh bashkë, aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myretzaj do kurorëzojnë dashurinë e tyre në dasmë, këtë verë.

Përgatitjet kanë filluar, fustani është zgjedhur dhe gjithҫka është vendosur. Por data… ende jo. E kanë vendosur edhe atë, por duan ta mbajnë për vete.

E ftuar këtë pasdite në studion e Tv Klan, “Rudina”,  Xhensila  ka zbuluar detaje të tjera për dasmën që pritet të jetë këtë verë. E pyetur si e ndien veten para kësaj ngjarjeje të rëndësishme të jetës, Xhesi tregon se ndihet shuëm e emocionuar: “Është shumë emocionuese, është një emocion i bukur, ndihem shumë e lumtur. Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në ҫdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive…” – rrëfen Xhensila.

Pjesa më e bukur, ajo që po i shijon më shumë është fustani, për të cilin po bashkëpunon me stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

 “Unë dhe Besi jemi një, i kemi idetë e qarta dhe të përbashkëta, e kemi ndarë dhe projektuar se si do të jetë e gjitha, kështu që besojmë se do të jetë diҫka e bukur.”

Të fundit