Flash News

KRYESORE

Besi, Erioni dhe Olsi tregojnë më në fund, do i shohim në Tv Klan tek “E diela Shqiptare”

Besi, Erioni dhe Olsi tregojnë më në fund, do i shohim në Tv
Prej kohësh përflitej për projektin e ri të Bes Kallakut, Erion Isait dhe Olsi Bylykut. Megjithëse përflitej se do ishin në Klan, ata kishin mbajtur çdo gjë të fshehtë deri në postimin e sotëm të Bes Kallakut. Tre aktorët e humorit do i shohim në “E diela shqiptare” me Ardit Gjebrean, të cilët me siguri do kenë një rubrikë të tyren ose do jenë të përfshirë gjatë gjithë spektaklit të së dielës. Në foton e postuar në Instagram, Besi shkruan “A ta hedh këtë foton?”, duke nënkuptuar kështu reagimet pas postimit dhe lajmet në media.

A ta hedh kte foto??? @arditgjebrea @olsibylyku1 @erion_isai

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Të fundit