Flash News

KRYESORE

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin. Pamje nga falja në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.

Në shëshin ‘Skënderbej’ në Tiranë besimtarët shqiptarë janë mbledhur për të bërë lutjet dhe ritet e festës.

Në mesazhin e tij para qytetarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohjeje ndaj Allahut.

“Kurban Bajrami është dita ku ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me sytë e dashurisë. Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami, dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës. Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha ai ndër të tjera.

Para festës së Kurban Bajramit, në Mekë zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, ku miliona myslimanë nga e gjithë bota marrin pjesë.

Të fundit