Flash News

KRYESORE

Besimtarja myslimane: Policia më pyeti çfarë bën ti me agjërim në protestë, por unë nuk e prisha për inat të tyre

Besimtarja ka treguar nga podiumi i protestës se ndonëse me agjërim, nuk e prishi agjërimin për inat të policëve. Ajo tregoi se ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, policët i kanë "kërkuar llogari" se çfarë kërkonte një besimtare myslimane me agjërim në protestë. Por ajo tregoi se për vlerën kombëtare do dilte gjithmonë në protestë.

"Ndonëse me agjërim, nuk e prishi agjërimin - edhe pse në ato kushte lejohet - por më kapi inati nuk doja që edhe shpirtin të ma thyenin. Për inat të policisë nuk pranova ta prishja agjërimin. Ishte ditë ku ti ndihesh i pashpresë dhe ajo revoltë nuk është vetëm për TK por për të gjitha padrejtësitë e zhvatjet që ky njeri po i bën këtij vendi. Në një kohë pandemie, në një muaj të shenjtë, ti gjen kohën më të papërshtatshme të sulmosh një vlerë të tillë, vetëm një batakqi e një kriminel mund ta bëjë këtë gjë. Unë jam këtu për të gjithë ata njerëz që kanë ngel pa shpi prej Erion Veliajt dhe kam shpresa e bindjen se vetëm duke u bërë bashkë pa dallim feje e krahine, ne mund t`ja dalim e ta shporrim këtë hajdut, këtë maskara,"- është shprehur besimtarja myslimane.

 

Të fundit