Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Djegia e mandateve vendim ekstrem, kanë përballë një kryeministër tepër kundërshtues

Besnik Mustafaj: Djegia e mandateve vendim ekstrem, kanë përballë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, ka thënë që djegia e mandateve është një vendim ekstrem që nuk ka më kthim pas.

Sipas Mustafajt, edhe pse opozita shfaqi në mënyrë madhështore kundërshtimin ndaj kësaj qeverisjeje, duhet marrë parasysh faktin se kanë përballë Edi Ramën, që është një politikan tepër kundërshtues.

“Mazhoranca nuk i ka marrë asnjëherë seriozisht kërkesat apo propozimet e kreut të opozitës apo opozitës në tërësi”, shprehet Mustafaj.

Përsa i përket deklaratës së ambasadës amerikane, ish ministri u shpreh se i drejtohet gjithë forcave politike dhe jo vetëm opozitës, për të nxitur dialog.

Të fundit