Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Krizën nuk mund të na i zgjidhin ndërkombëtarët, nuk është detyra e tyre

Besnik Mustafaj: Krizën nuk mund të na i zgjidhin

“Nuk kemi pse t’ja hedhim fajin ndërkombëtarëve. Komuniteti Ndërkombëtar po bën detyrën. Zgjedhjet janë problem i brendshëm.”

Ishte kjo deklarata e ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj në emisionin “Të paekspozuarit”.

Mustafaj tha se vendi ynë nuk duhet të presë që ndërkombëtarët  të zgjidhin krizën dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të shohin hallet e tyre.

“Nëse ka një pikë ku jam dakord me Lubonjën, shqiptarët duhet të meren me hallet e tyre, nuk zgjidhen nga të tjerët. Komuniteti Ndërkombëtar ka qenë në rolin e vet. Ata janë në rolin që u takon ndaj një vendi që është në NATO, kandidat në BE.”-ishte argumenti i Besnik Mustafaj.

Të fundit