Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Besnik Mustafaj 'ndan kujtimet' për Zhak Shirakun: I jam mirënjohës përjetë
Shkrimtari Besnik Mustafaj, ish- ministër i Jashtëm dhe ish-Ambasador i Shqipërisë në Paris, me anë të një shkrimi in memoriam në gazetën Panorama, ka 'dokumentuar' ish-Presidentin Shirak i cili ndërroi jetë para dy ditësh. Mustafaj shkruan për linjën pro-shqiptare të ndjekur vazhdimisht nga politikani i djathtë francez, duke veçuar vendimin që një sheshi në Paris t'i jepej emri 'Scanderbeg', pjesëmarrjen e Francës në bombardimin e Serbisë, por edhe njohjen që Shirak i bëri Berishës në vitin 1997 kur ai u rizgjodh President në një Parlament unilateral dhe në mesin e një lufte politike që kishte marrë edhe armët në dorë.
Shkrimi i plotë:
Lamtumirë Presidenti Chirac!
Siç është njoftuar gjerësisht edhe në mediat shqiptare, ish – Presidenti i Francës, Jacques
Chirac, ndërroi jetë ditën e enjte, më 25 shtator, në shtëpinë e tij, nën kujdesin e pjestarëve të familjes. Me këtë rast janë dhënë pwr publikun shqiptar edhe informacione të shumta rreth jetës së tij politike, ku është theksuar, me të drejtë, se ai mbetet politikani me karrierën më të gjatë jo vetëm në Francë, por ndoshta edhe në Europë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
Disa herë ministër, disa herë kryeministër, kryetar i Bashkisë së Parisit (1977-1995), për ta mbyllur si President i Republikës me dy mandate radhazi (1995-2005). Në herët që kam patur nderin të gjendem në tryezë me të gjatë periudhës kur e kishte mbyllur tashmë jetën politike, e kam dëgjuar të kujtojë me kënaqësi të veçantë kohën kur kishte qenë ministër i Bujqësisë si dhe atë si kryebashkiak i Parisit.
Ai kishte arsyet e veta për një parapëlqim të tillë. Siç thoshte vetë, ministria e Bujqësisë i kishte dhënë mundësinw të njihte dhe të adhuronte Francën e vërtetë, atë të fshatit, ku ruhet shpirti francez. Ndërsa Bashkia e Parisit shënonte një përvojë tjetër për të. Për shkak të rebelimit të përgjakshëm të asaj që në histori njihet si “Komuna e Parisit” (1871), gjatë më shumë se një shekulli Parisi ishte qeverisur me një ligj të veçantë, pa kryetar të zgjedhur nga populli. Jacques Chirac në njëfarë mënyre e themeloi funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Parisit dhe e mbajti pa ndërprerje për 18 vjet, derisa u bë President i Francës.
Por, përtej rolit të madh që ai ka luajtur në historinë e vendit të vet dhe të mbarë Europës, për ne është rasti të përmendim me nderimin më të thellë figurën e Presidentit Jacques Chirac si një mik i madh e i qëndrueshëm i shqiptarëve. Në shenjë homazhi, po i jap të drejtë vetes të kujtoj përmbledhtazi disa fakte, që nuk do të harrohen.
Pa mbushur një vit si kryetar bashkie, Jacques Chirac mori një kërkesë nga shqiptarët e
Francës për t’i vendosur emrin “Scanderbeg” një rruge apo një sheshi nw Paris. Fjala është për emigracionin politik antikomunist. Në Francë, kryesisht në Paris, jetonin një pjesë e ajkës zogiste, vendosur atje në mesin e viteve ’50 bashkë me mbretin Zog, si dhe një pjesë e ajkës balliste, me në krye Profesor Abaz Ermenjin, kryetar i Ballit Kombëtar. Pavarësisht përçarjeve që kishin midis tyre, shqiptarët e kishin votuar gjerësisht golistin Jacques Chirac. Ai e mirëpriti pa ngurrim këtë kërkesë. Siç me të drejtë ka shkruar Ismail Kadare, diplomacia shqiptare e asaj kohe ka bërë një nga turpet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar.
Qeveria komuniste e Tiranës, për shkak se nismëtarë ishin armiqtë e saj të betuar, bëri gjithçka për ta penguar, duke kërcënuar madje edhe me prishje të marrëdhënieve. Siç një diplomat i lartë francez, dëshmitar i kësaj ngjarjeje, më ka treguar, për hir të së vërtetës ministria e jashtme e Francës, e cila, si të gjitha diplomacitë, nuk e donte sherrin me një shtet tjetër, bëri shumë presion mbi udhëheqjen e Bashkisë së Parisit me qëllim për ta rrëzuar një nismë të tillë. Por kryetari i saj, Jacques Chirac, nuk u thye. Me vendimin e firmosur prej tij më 30 gusht 1978, sheshit afër Pont-de-Flandre iu dha emri i heroit tonë kombëtar.
Historia vazhdon. Jacques Chirac është një nga të parët personalitete të larta politike europiane, që ftoi dhe priti në zyrën e tij një delegacion të Partisë Demokratike, të kryesuar nga Sali Berisha. Kjo ka ndodhur në fillim të pranverës 1991. Tri vjet më vonë, në 1994, po Jacques Chirac do të ishte nga të parat personalitetet e larta politike europiane që do të priste po në zyrën e tij të Kryetarit të Bashkisë së Parisit Presidentin Rugova dhe në dalje do të bënte një deklaratë të fortë në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, të tillë që nuk e kishte bërë ende asnjë politikan evropian. Edhe kjo pritje e Presidentit Rugova nga Chirac do të ngjallte kundërshti të forta nga diplomacia serbe. Për më tepër, kjo ndodhte në një kohë kur Presidenti i Francës François Mitterand priste me nderime protokollare Presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviç.
Jacques Chirac do ta mbante premtimin që i kishte dhënë Ibrahim Rugovës. Pak muaj më
vonë, kur do të hynte në fushatën presidenciale, të cilën do ta fitonte edhe për fatin e mirë të Kosovës, ai do të theksonte në programin e tij se “Kosova do të jetë vija e kuqe, të cilën Serbia nuk duhet ta shkelë”. Jo rastësisht u zgjodh Parisi (Rambouillet) për konferencën ndërkombëtare mbi Kosovën nw 1998. Edhe aty, me cilësinë e mikpritësit, në çelje tw konferencës, Presidenti Chirac mbajti një fjalim të paharrueshëm e ku paralajmëronte qëndrimin e Francës në rast se Serbia nuk do të pranonte zgjidhjen paqësore.
Gjërat rrodhën siç dihet. Pak muaj më vonë, kur NATO do të ndërmerrte bombardimet mbi Serbi, Franca do të ishte vendi i dytë, pas ShBA, me numrin e avionëve që do të merrnin pjesë në operacione. E pra, prej afro 25 vjetësh Franca nuk ishte anëtare e strukturave ushtarake të NATO-s. Presidenti Chirac theu me këtë rast një vendim të marrë nga ati i tij shpirtëror e politik, Gjenerali De Gaulle, për të mos u përfshirë në operacionet ushtarake të NATO-s. Nuk ishte një hap i lehtë për t’u hedhur nga ana e Presidentit Chirac. Serbët e përjetuan si varrosje të miqësisë tradicionale serbo-franceze. Televizionet e mbarë botës e treguan monumentin simbol të kësaj miqësie në Beograd të mbështjellë me beze të zezë si me qefin.
Më duket rasti për të treguar edhe një episod të panjohur për publikun, por që unë e
vlerësoj si me domethënie të veçantë në sjelljen miqësore të Presidentit Chirac ndaj shqiptarëve. Rizgjedhja e Berishës President në mars 1997, për vetë rrethanat në të cilat ndodhi e që nuk është rasti këtu t’i përmendim, nuk po gjente miratim në asnjë nga kancelaritë me peshë në Europë e as në Uashington. Unë isha ende ambasador në Paris. Ministria e Jashtme franceze ishte pjesë e këtij kori refuzues.
Bisedova me një nga njerëzit e afërt të Presidentit Chirac për nevojën e njohjes së rizgjedhjes së Berishës, në mënyrë që dikush me legjitimitet ta drejtonte vendin deri në zgjedhjet e reja, të parakohshme, që do të zhvilloheshin në qershor. Po atë ditë, me porosi të kabinetit të Presidentit Chirac, m’u dha një audiencë me ministrin e jashtëm Herve de Charrette, të cilit do të duhej t’i shpjegoja të njëjtat argumente si dhe njeriut të Presidentit. Vetë Presidenti Chirac ishte në udhëtim zyrtar në një nga vendet e Amerikës Latine. Brenda ditës, në daljen e parë publike që pati në kuadër të veprimtarisë shtetërore që po zhvillonte në atë vend të largët, pra, nga fundi i botës, do të thoshim ne shqiptarët, Presidenti Chirac gjeti mënyrën të thoshte një fjali për njohjen e Berishës si President legjitim i Republikës së Shqipërisë. Ishte një fjali pa asnjë lidhje me çfarë po e pyesnin gazetarët. Por ai e bëri. Vetëm një mik do ta bënte. Do t’i jem mirënjohës gjithë jetën. Ishte një fjali që vuri menjëherë në lëvizje Gjermaninë dhe të gjithë aleatët e tjerë të Francës për të shkuar në të njëjtin drejtim.
Në këto ditë lamtumire e gjej me vend të kujtoj me mirënjohje edhe një nder personal, që më ka bërë Presidenti Chirak. Afro një vit pasi mbaroi mandatin e dytë si President i Francës dhe u tërhoq përfundimisht nga jeta politike, ai vendosi themelimin e Fondacionit Chirac. Unë isha një nga tri personalitetet politike ndërkombëtare, që ai ftoi t’i bashkoheshin kësaj nisme qysh në zanafillë. Ishte viti 2008. Kam vazhduar të shkoj në mbledhjet e bordit të këtij fondacioni deri në vitin 2014. Bënim dy mbledhje në vit. Të them të drejtën, unë shkoja kryesisht sepse aty vinte vetë Presidenti Chirac. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme dhe po aq nder i madh ta dëgjoje si fliste, si dëgjonte, si arrinte te vendimi. Kur Presidenti Chirac filloi të mos vinte më në këto mbledhje për arsye shëndetësore, edhe unë dhashë dorëheqjen nga ky bord. Dhe nuk e kam parë
më nga afër. Dhe nuk do ta shoh më kurrë. Lamtumirë Zoti President!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38