Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Pse Rama nuk mund ta miratojë paketën antishpifje, ka kundër edhe ndërkombëtarët

Besnik Mustafaj: Pse Rama nuk mund ta miratojë paketën antishpifje, ka

Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, e ka cilësuar si një përpjekje të kryeministrit Rama për të larguar vëmendjen nga skandali i ditëve të fundit, propozimin për miratimin e një pakete antishpifje.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha se Rama nuk mund ta përfshijë shpifjen në Kodin Penal pasi, sipas tij, një gjë të tillë nuk do e lejojnë as ndërkombëtarët.

“Përpjekje për të larguar vëmendjen e opinionit publik, gazetarëve, ndërkombëtarëve nga skandali.

Nuk mund ta përfshijë në Kodin Penal shpifjen, kjo është e qartë dhe e padiskutueshme.

Në 2009-ën BE vendosi si kusht heqjen e penalzimit të shpifjes nga Kodi Penal.

Shifja ekziston si pjesë e Kodit Civil. Se mund të ketë dëshirën Rama ta përfshijë në Kodin Penal është e pamundur, nuk do e lënë ndërkombëtarët, nuk do e kalojë dot as në parlament se është antidemokratike”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit