Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Rama po kërkon të marrë në tërësi pushtetin e drejtësisë

Besnik Mustafaj: Rama po kërkon të marrë në tërësi

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar debatin rreth reformës në drejtësi u shpreh se kryeministri Rama po kërkon të marrë tërësi pushtetin gjyqësor në vend.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj theksoi se shoh një refuzim total nga Rama për të kuptuar përgjegjësinë e vet dhe sipas tij kryeministri ka një tendencë të dali i larë nga gjërat dhe fajin t’ia hedhë opozitës.

“Rama po kërkon të marrë në tërësi pushtetin e drejtësisë. Ky është shqetësim shumë i madh, se ka shumë  ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Drejtësia është një organizëm që ka nevojë për mirëbesimin e të gjithë opinionit publik.

Ajo duhet të jetë mbi sunduesin. Detyra kryesore i del Ramës për të zhdukur këtë mosbesim që lidhet me Ramën por edhe strukturat politike të mazhorancës. Shkolla e Magjistraturës nuk do hapet në shtator, nëse votohet ligji. Por shoh refuzim total nga Rama për të kuptuar përgjegjësinë e vet. Ai ka një tendencë të dali i larë nga gjërat dhe fajin t’ia hedhë opozitës”, u shpreh ndër të tjerash Mustafaj.

 

Të fundit