Flash News

KRYESORE

Besnik për taksën, Haradinaj: Ndali ndarjen e Kosovës, të hiqet vetëm për njohje

Besnik për taksën, Haradinaj: Ndali ndarjen e Kosovës, të

Ramush Haradinaj kërkojnë me ngulm që taksa ndaj mallrave serbe të mos hiqet, të paktën pa marrë njohjen nga ana e Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj apelon serish që taksa të mos hiqet dhe se sipas tij kamuflimi i heqjes me reciprocitet e kthen Kosovën prapa.

Teksa njofton për qëndrimin e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun, Haradinaj thotë se Kosova dhe statusi i saj politik është përmbyllë me 17 shkurt 2008, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. Madje sipas tij diskursi dhe vendimi i heqjes së taksës, dhe kamuflimi i saj me reciprocitet e kthen Kosovën në proces dialogues tashmë të shpenzuar dhe është prapësim nga qëndrimi dhe ripozicionimi i Kosovës që e ndali ndarjen dhe e afroi Kosovën drejt Finales së Madhe duke e siguruar edhe rolin aktiv, parësorë dhe garantues të SHBA-ve.

“Kosova duhet të arrijë kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues më Serbinë, me pozicionet tashmë të definuara: 1) Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe – vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshjen e Parë të Parimeve që rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia më 19 Prill 2013, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, çështja Nr. KO130 / 15, dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

2) Të drejtat e Kishës Ortodokse serbe sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, që u garanton status ligjor sipas projekt ligjit për liri fetare. 3) Sigurimi i vazhdimësisë së të drejtave të zgjeruara të komunitetit serb, sipas orientimeve të Planit të Ahtisaarit tashmë të mishëruara në Kushtetutë, duke njohur të drejtat afirmative të komunitetit serb në vetëqeverisje lokale, në përfaqësimin qendror institucional, në të drejta afirmative në financa publike, arsim, siguri, religjion, dhe gjuhë. Sot Kosova e ka në dispozicion ofertues edhe elementin e katërt: 4) Tregun e Kosovës, të mbrojtur tashmë me taksën 100%. Kjo taksë duhet të ofertohet me heqje vetëm në këmbim të Kontratës Finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë, e jo për rikthim në proces dialogues pa afate e kornizë të cilin tashmë e kemi tejkaluar”, nënvizon ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Të fundit