Flash News

KRYESORE

Besonte se veganizmi mund ta shpëtonte nga kanceri i gjirit, ndërron jetë blogerja e njohur

Besonte se veganizmi mund ta shpëtonte nga kanceri i gjirit, ndërron

Mari Lopez, blogerja e njohur që kishte një kanal në You Tube, ishte e diagnostikuar me kancer gjiri dhe ka ndërruar jetë para disa muajsh sepse sëmundja avancoi duke prekur gjithë trupin.

Mari Lopez besonte se veganizmi mund ta shpëtonte atë nga kanceri i gjirit dhe i të njejtin mendim është dhe mbesa e saj me të cilat bënte videot në kanalin e saj zyrtar në You Tube. Por mbesa e saj Liz shprehet se halla mund të kishte shpëtuar nëse ata që kujdeseshin për të nuk do ti jepnin mish për të ngrënë.

Në kanalin e tyre të YouTube-it, Liz dhe Mari promovonin stilin vegan të jetës, besimin në Zot dhe diskutonin rreth sëmundjes së kësaj të fundit. Halla dhe mbesa kishin mledhur shumë ndjekës dhe gjithashtu kishin fituar dhe popullaritet.

Mari kishte shmangur totalisht gjithë trajtimet e kancërit që doktorët i kishin rekomanduar, pasi besonte se lëngjet detoksikuese do t’ja pastronin organizmin. “Është zgjedhja ime, kam qenë mirë. Nuk kam vdekur, nuk kam shkuar në spital dhe do ta vazhdoj rrugën time në mënyrë natyrale.”

Pak para se të vdiste, Mari i kishte kërkuar mbesës saj të fshinte të gjitha videot në You Tube ku thonin se stili vegan mund të shpëtoje gartë nga kanceri i gjirit, por Liz nu e ka bërë sepse mesa duket ende beson shumë në këtë ide.

Të fundit