Flash News

KRYESORE

“Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!” Historia e Erion Veliajt pjesë e emisionit në Kosovë

“Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!” Historia e Erion Veliajt

Në emisionin hulumtues ‘InDoks’ u transmetua dokumentari “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”.

Ky dokumentar trajtoi situatën e gazetarëve në Ballkan si dhe zbuloi detaje nga rastet më të rënda ku gazetarët humbën jetën.

Askush në të vërtetë nuk i doli në krah gazetarit Artan Rama kur emisioni i tij “Publicus” u ndërpre se po trajtonte historinë tjetër të vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në një kantier punimesh ku qe përfshirë një kompani private me lidhje të forta me Bashkinë e Tiranës. Akuzat ishin se vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj censuroi këtë emision.

Në 50 minuta të dokumentarit ‘InDoks’ me autor Visar Duriqi flitet më në detaje për Betejën Ballkanike bardh e zi. Për të vërtetën nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër.

Sa gazetarë janë vrarë në Kosovë e sa në shtetet e rajonit?

Si u bë që në të gjithë rastet e vrasjes së gazetarëve, ose kurrë nuk zbulohen vrasësit, ose kriminelet kurr nuk e marrin dënimin e merituar?

Cilët janë liderët aktual të Ballkanit që kanë pasur skandalet më të mëdha në raport me gazetarët?

Si po vriten gazetarët tash edhe në Evropë, dhe a po ‘Ballkanizohet’ edhe Perëndimi?

Ky është investigimi tjetër i Jetmir Olldashit që u censurua; portalet e majta e sulmojnë prej dy vitesh

Të fundit