Flash News

KRYESORE

Beteja e Tahirit me drejtësinë kthehet në pikën "0"; Ish-ministri: Më vjen ndot dhe turp! Nuk e prisja, kjo është padrejtësi!

Beteja e Tahirit me drejtësinë kthehet në pikën

Beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me drejtësinë nuk përfundon këtu. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit ka rikthyer çështjen në pikën zero,çka do të thotë se ish-ministri do të rinisë nga e para përballjen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme, si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin kriminal “Habilaj”.

I pyetur nga gazetarët se, kush po ju sulmon dhe për cilat arsye? Tahiri përgjigjet: “Moralisht se di nëse ka edhe një njeri të 2 të Republikës së Shqipërisë që zvarritet në gjykata.  Më vjen ndot dhe turp edhe për postin qe kam pasur si deputet dhe ministër. Totalisht e pakuptimtë për mua që të vazhdojë kjo histori gati për 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shume jepet kuptim nga ju. Ndoshta ju jeni të influencuar nga historia politike.

Të gjitha janë të hapura një gjë është e sigurtë qe beteja fillon nga e para.  Gjykata e Lartë nuk ekziston.

Di të them që më duket e qartë si drita e djellit që zvarritja nuk më duket drejtësi.”

Të fundit