Flash News

KRYESORE

Beteja e të birit me kancerin, Bublé heq dorë nga muzika: Nuk kam më fuqi, s`mund ta mbaroj këtë bisedë pa qarë

Nëse dikush nuk e ka dëgjuar qoftë një këngë të Michael Buble atëherë ka probleme me shijet muzikore. Sidomos në periudhën e krishtlindjeve, Buble është gjithnjë me këngë të reja dhe risjell të vjetrat po ashtu.

Michael ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, edhe për shkak të djalit të vogël, i cili u diagnostikua me tumor në mëlçi në moshën 3-vjeçare., i cili tani është shëruar por për familjen e tij kjo eksperiencë ka ndryshuar jetën e tyre.

"Kjo përvojë më bëri që të vë çdo gjë në diskutim, ndryshoi perceptimin tim për jetën. Nuk kam më fuqi të vazhdoj më tej. Nuk e di as nëse do arrij ta mbaroj këtë bisedë pa qarë. Dhe unë nuk e kam humbur kurrë kontrollin e emocioneve të mia në publik. Kjo është intervista ime e fundit. Po tërhiqem. Kam realizuar një album perfekt dhe tani mund ta lë vërtet në majë”, tha Bublé, duke dhënë një lajmin e keq për adhuruesit e tij dhe muzikës që bën. "Love", që do të publikohet më 16 nëntor, do të jetë albumi i tij i fundit.

Të fundit