Flash News

KRYESORE

‘Beteja’ Gjici – Mziu vijon në futboll, Kukësi nuk lejohet të luajë në Kamëz

‘Beteja’ Gjici – Mziu vijon në futboll, Kukësi nuk

Klubi i Kamzës ka njoftuar se Kukësi nuk do të lejohet që ndeshjen e javës së 13-të ndaj Teutës ta zhvillojë në stadiumin e tyre.

“Lidhur me faktin se skuadra e Kukesit kërkon të zhvillojë ndeshjet në stadiumin tonë, presidenti Naim Qarri deklaron se nuk ka asnjë shans që Kukësi të zhvillojë ndeshjet në fushën tonë. I bëjmë thirrje drejtuesve kuksianë të gjejnë një tjetër stadium për të zhvilluar ndeshjet e tyre”, njoftonte dje klubi i Kamzës.

Ka dy arsye pse Kamza ka dalë në këtë vendim; ose zyrtarët e klubit kishin dhënë miratimin pa lejen e kryebashkiakut Xhelal Mziu, [i cili njihet për raportet jo të mira me presidentin e Kukësit, Safet Gjici] ose një mundësi për të rritur “pazarin” dhe për ta detyruar Kukësin që të paguajë më shumë për të përdorur stadiumin.

Të fundit