Flash News

KRYESORE

“Beteja ime në Këshillin Politik ka përfunduar”, Hajdari ua lë në dorë ekspertëve: Kërkesat do t'i vijojmë në Parlament

“Beteja ime në Këshillin Politik ka përfunduar”,

“Beteja ime në Këshillin Politik ka përfunduar”, kështu është shprehur deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari referuar tryezës për Reformës Zgjdhore, duke theksuar se tashmë është koha që punën “t’ua lënë në dorë ekspertëve”.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari ka theksuar se pas kodifikimit të marrëveshjes, opozita parlamentare do të vijoi me kërkesat e saj në parlament.

“E kam përfunduar për pjesën politike të marrëveshjes, tani e kanë ekspertët në dorë jo politika. Po flasim për gjëra teknike që si kemi ne në dorë. Na mbetet ta kodifikojmë dhe ta cojmë në Parlament marrëveshjen.

Beteja ime nuk është më në Këshill, por në komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore ku do të diskutohet për elementët shtesë që duhet t’i bëjmë. Është shumë e rëndësishme që tani tua lëmë në dorë ekspertëve të vijojnë punën e tyre. Me përmbylljen e marrëveshjes tani, e cila solli edhe PD dhe LSI-në sërish në sistem, beteja jonë vijon në Parlament. Pa e ndryshuar marrëveshjen, por duke i shtuar elementët që të orintohehen interesat e qytetarëve. 

Ne do shkojmë duke propozuar elementë shtesë sikurse është sistemi me lista të hapura, në vijim do ngulim këmbë në propozimin për votën e diasporës. Është shumë e drejtë që ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë kaq kohë me reministanca të votojnë. Duhet të shikojmë edhe numërimin elektronik

Beteja ime në këtë Këshill ka mbaruar. Tani unë nuk merrem më me këtë Këshill. Tani është në dorë të ekspertëve ta kodifikojnë atë dhe më pas ne të vijojmë betejën me kërkesat tona në Parlament”, është shprehur Hajdari.

Të fundit