Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Beteja me koronavirusin, Fuga e gjen zgjidhjen te shkenca: Njerëzimi nuk qëndron duarlidhur, nuk jemi vetëm!
Akademiku Artan Fuga në një analizë në Facebook thekson se ka edhe lajme të mira brenda tragjedisë së koronavirusit.
Ai e ka fjalën për shkencën, pra kërkimet shkencore në botë për të gjetur vaksinën apo medikamentet për kurimin e virusit. Fuga argumenton se njerëzimi nuk do të rrijë duarkryq dhe se beteja mund të zgjasë, por do të fitohet.
Ai ironizon edhe Akademinë e Shkencave në Shqipëri kur shkruan se “
institucionet shkencore në botë janë në konkurrencë duke i bërë më productive pavarësisht se Akademia Shkencave në Shqipëri thotë ai ka vendosur të flerë.”
Duke marrë shembull konceptin e vetmisë pasi thuhet se në këtë luftë të gjithë janë vetëm, Fuga shkruan se nuk është e vërtetë pasi është lufta e gjithë planetit që na bashkon.
Analiza e plotë
Lajme të mira brenda tragjedisë të epidemisë të covid19!
Jo! Ne nuk jemi vetëm!
I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankthet, frikërat, si edhe nga dhimbja e mijra të vdekurve. Kamionë ushtarakë në Itali që çojnë në banesën e fundit ata që kanë humbur jetën. Qindra të vdekur çdo ditë në Europë. Epidemia e mallkuar trondit vendet e mëdha të Planetit. Ekonomia bllokuar ose funksionon shumë ngadalë. Shqipëria e papërgatitur dhe me mjete shumë të varfëra të infrastrukturës mjeksore hospitalore krahasuar me vendet e fuqishme europiane e zhytur në një karantinë të detyruar. Zija ushqimore kërcënon gjithandej!
Brezat e sotëm nuk kishin njohur këtë shkundje, këtë tmerr, këtë ëndër të keqe!
Gjithsesi njerëzimi lufton kundër virusit. Nuk është vetëm organizmi biologjik i njeriut individual që reagon, sepse përderisa ai ka mbijetuar miliona vite, sigurisht që statistikisht mbijeton, më shumë sesa nuk mbijeton, por reagon në radhë të parë njerëzimi si shpirt, si zemër, si mendje, si organizëm social.
Zërat e zinj që bërtasin se Shqipëria është vetëm janë zëra të tmerruar, plot ankth e panik, si duket nuk kuptojnë se në kohën e sotme sidomos asnjë vend nuk është vetëm, asnjë njeri nuk është vetëm. Madje nuk ka qenë kurrë i vetmuar.
Vetmuar - cfarë fjalë e keqe! E papranueshme! E pavërtetë. Që nga kohët e lashta ne gjemë mesazhet humanizuese që vërtiten e çajnë barrierat mes botës hindu dhe botës aziatike, mes botës aziatike dhe botës greko-romake, mes feve abrahamike, mesazhi, shkenca, humaniteti është një i tërë, ndonëse shpesh secili duhet të mbajë transhenë e vet në supet e tij, pa u bërë qaraman, pa thënë se do të lyp e do të shtrihem në tokë. Popujt luftojnë!
Përndryshe prodhojmë halucinacione, shohim algjerianë që i rreh policia spanjolle në Londër!
Dhe mbi të gjitha shkenca është universale, higjena e Planetit ka prirje të shpërhapet, ekonomia kërkon një botë solidare, të padrejtë shpesh, por solidare gjithsesi, me hir a me pahir.
Përtej qytetërimeve, vendeve, shteteve është njeriu!
Kënga e vetmisë ishte vajtimi i frikës!
Pa qenë aspak mjek, apo epidemiolog, thjesht si njeri i informacionit dhe i filozofisë të komunikimit ndjek si një lloj reporteri çka shkencëtarët sot bëjnë dhe deklarojnë në vende të ndryshme të botës!
Duhet ta bënte Akademia e Shkencave për të raportuar çdo ditë e orë për kërkimin shkencor në botë sot, por ajo si duket fle, harxhon fonde e parà e zhytur në mykjen e saj dhjetravjeçare!
Midis tragjedisë dhe rrezikut që vazhdon të jetë shumë shumë i lartë, mes politikave të domosdoshme të mbylljes në shtëpi dhe të ngritjes të një ekonomie të sigurisë kombëtare - që te ne nuk po duket - popujt, gjenia njerëzore, përpiqen të gjejnë mjetin shpëtimtar!
Shkenca!
Institutet shkencore janë edhe në një farë konkurrence me njeri tjetrin, çka i pengon por edhe i nxit të ecin shpejt. Njeriu po lëngon!
Mjekë në spitale të ndryshme të Europës, por edhe në ShBA po testojnë chloroquine-n që përdoret kundër gjendjeve inflamatore në organizëm. Eshtë duke u provuar sot me së paku 3000 pacientë në vende të ndryshme europiane, në mënyrë të organizuar. Edhe në ShBA ka shpresa atje dhe mjekë të njohur që ecin fuqishëm në këtë drejtim.
Aktualisht ka edhe rradhë para ndonjë spitali europian ku njerëzit kërkojnë medikamentin. Ai nuk vepron drejtpërdrejt kundër virusit - deklarojnë mjekë të njohur infeksionistë, shkencëtarë të njohur në këtë fushë, por ndihmon qelizat e trupit të njeriut që ta përballojnë gjendjen virale.
Problemi është se ende testet bëhen në numur të kufizuar pacientësh, ende nuk ka siguri në efektet e dëmshme anësore te individë me sëmundje të ndryshme ta zemë kardiake, si edhe nuk matet ende saktë se mos suksesi në trajtimin e tanishëm lidhet më shumë me efektete placebo të medikamentit.
Industria e madhe farmaceutike e Europës ka marrë angazhimin ta prodhojë falas në sasi shumë të mëdha, sepse nuk kushton shumë relativisht, por pret dritën jeshile nga institutet dhe laboratorët shkencorë. Edhe për ne shqiptarët! Si për çdo medikament tjetër!
Kërkohet me ngulm dhe si në cdo epokë ne më pas do të shohim se laboratore, vende, shkencëtarë të ndryshëm do të vetëlavdërohen se kush ishte i pari që e zbuloi mjekimin kundër Covid19, por çfarë rëndësie ka për ne, veç faktit që nesër historianët e shkencës do të grinden për atë se kush ishte i pari!
Ndërkohë me frenezi bëhen teste duke pëdorur vaksinën kundër rugeolës sepse supozohet se edhe ajo ka dhënë dikur rezultat për të prodhuar makromolekulat antigjene që njihen nga antikorpet, të cilat prodhojnë reaksionin imunologjik të adaptuar të organizmit kundër virusit të Covid19. Gjithë lufta bëhet që qelizat njerëzore të mbrohen duke prodhuar ky organizmën antikorpet imunitare.
Por, instituii Pasteur dhe të tjerë ë Europë dhe në Botë kërkojnë edhe për të gjetur se çfarë antikorpesh prodhon virusi i Covid 19 në trupat njerëzorë. Për t'i izoluar këta antikorpe që I njohin epitopet e antigjenit në fjalë dhe prodhuar vaksinën specifike.
Njerëzia vepron. Njeriu është në këmbë! Pushteti publik, shkencëtarët, njerëzit, cdo kush që ndodhet në vijë të parë, që nga urgjentisti, mjeku në spital, reanimatori, shitësi, polici, mbledhësi i plehrave, të gjithë ata që nuk janë deputetë që fshihen skutave duke marrë gjysmën e rrogës, apo nëpunës që rrinë në shtëpi, apo politikanë të trembur që nuk i dalin zot kombit në ditë të vështira, luftojnë!
Si duket jemi akoma larg, unë vetëm raportoj shkurt dhe pa hollësira, por njerëzimi nuk qendron duarlidhur!
Ne nuk jemi vetëm. Ne duhet të bëjmë luftën tonë pa menduar asnjë çast se bota mund të përmbyset, se njerëzit si zgjidhje kanë të dalin me çanak në dorë nëpër botë për të lypur bukë te njeri tjetri, ne nuk jemi vetëm. Njeriu nuk është vetëm.
Kush kujtoi se bashkimi i shqiptarëve me popujt e Europës dhe të botës ishte i fallcët, ishte për festë dhe jo për ditë të keqe, ka gabuar rëndë në mesazhet që i ka dhënë miqve, shoqërisë, kombit!
Si duket ky tip njeriu jo vetëm ka deformime në vlerat humaniste, nuk e njeh historinë, por edhe mbetet rob i politikave izoluese të Shqipërisë piramidale diktatoriale të dikurshme!
Shqiptarët e përbuzin vetminë!
Ndërkaq asnjë iluzion. Beteja do të jetë e gjatë, por duket që ajo do të fitohet! Sado sakrifica që do të na kërkojë. Ne do t'i bëjmë ato!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43