Flash News

KRYESORE

Beteja për Durrësin/ PS shpërfill Apelin; kërkon mandatin e Sakos në të njëjtën gjykatë, por me gjyqtar tjetër. Juristët: Anti-ligjore

Beteja për Durrësin/ PS shpërfill Apelin; kërkon mandatin e

Partia Socialiste ka humbur, të paktën përkohësisht, një mandat kryebashkiaku në Durrës pas vendimit të Gjykatës së këtij rrethi gjyqësor që e konsideroi të pavlefshëm mandatin e Valbona Sakos, duke qenë se Bindja Demokratike ishte regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit jashtë afateve ligjore.

Nëpërmjet një lëvizjeje që juristët e konsiderojnë 'antiligjore", Partia Socialiste  ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit duke kërkuar marrjen e mandatit të Valbona Sakos.

Kërkesa vjen dy ditë pas një vendimi të po kësaj gjykate, përkatësisht të gjyqtares Mimoza Margjeka që e 'zhvlerësoi' manadatin e Sakos. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandidates socialiste me arsyetimin se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, për shkak të pjesëmarrjes së Bindjes Demokratike, forcë e regjistruar në zgjedhje në shkelje të afateve.

Partia Socialiste nuk ishte pa zgjidhje pas vendimit të gjyqtares, duke qenë se ligji parasheh ankimimin në Gjykatën e Apelit. PS ka zgjedhur një shteg antiligjor dhe prepotent, i thanë Politiko juristë që kanë folur me kushtin e 'burimeve të rezervuara' duke vendosur ta rishqyrtojë çështjen në proces të ri, me gjykatës të ri.

Partia Socialiste e ka dorëzuar kërkesën dy ditë më parë dhe sot paradite Gjykata e Durrësit po e shqyrton çështjen. Ky lloj nguti në një sistem gjyqësor shqiptar që ka ende pa konsideruar çështje të 2016 apo më parë shkakton më të paktën habi.

 

Të fundit