Flash News

KRYESORE

Beteja për Teatrin Kombëtar, regjisori Budina i përgjigjet ambasadorit Soreca: Nuk bie dakord me ju për 6 arsye

Beteja për Teatrin Kombëtar, regjisori Budina i përgjigjet

Regjisori Robert Budina, njëherësh anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një statusi në Facebook rendit disa arsye përse është kundër mendimit të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca , lidhur me problemin e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Budina i thotë Sorecës se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda teatrit.

Regjisori rendit gjashtë arsye pse nuk është dakord me të, duke shtuar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon një takim me të.

 

Deklarata e Budinës:

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysmë ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

 

 

Të fundit