Flash News

KRYESORE

Beteja për Teatrin Kombëtar, tërhiqet Veliaj/ Budina: I detyroi protesta 2-vjeçare, s’ kanë moral politik për projektin

Beteja për Teatrin Kombëtar, tërhiqet Veliaj/ Budina: I detyroi

Regjisori Robert Budina, njëkohësisht pjesëtar i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar pas lajmit se Bashkia e Tiranës është tërhequr në negociatat me palën private për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje telefonike me News 24, Budina tha se tërheqja erdhi falë artistëve që kanë dy vite që protestojnë.

Ai theksoni se bashkia dhe qeveria ‘nuk kanë moral politik të vazhdojnë projektin’.

“Ne kemi ndenjur dy vjet aty jo për të festuar ndonjë arritje, por për të këmbëngulur në të drejtën tonë.

Kjo është një fitore në kuptimin e tërheqjes, ata s’kanë asnjë moral politik të bëjnë këtë projekt. Tani po thonë përfaqësia e artistëve nuk ra dakort. Artistët që kanë qenë në komision kanë qenë njerëz teknik. Thelbi i ndryshimit të kësaj sjellje është protesta dy vjeçare e disa artistëve e qytetarëve të angazhuar e aktivistëve që e kthyen atë teatër në institucionin shpirtëror më të rëndësishëm të artit e kulturës edhe të protestës. Do jemi zë i fortë deri sa ai teatër të restaurohet, në këto dy vjet është kthyer në simbolin e qëndresës”, tha Budina.

Të fundit