Flash News

KRYESORE

Beteja për Teatrin, Robert Ndrenika i drejtohet Ramës: Vetëm Erdogani i bën këto punë! Kush na ka përfillur

Beteja për Teatrin, Robert Ndrenika i drejtohet Ramës: Vetëm

Prej muajsh tashmë vijon beteja për Teatrin Kombëtar. Ministria e Kulturës dhe Qeveria siç duket e kanë vulosur një herë e përgjithmonë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Por artistët nuk kanë hequr dorë nga teatri madje, duket se tani fillon rezistenca e vërtetë. Gjatë një takimi të improvizuar mbrëmjen e së dielës u bë thirrje për mbrojtjen e teatrit deri në grevë urie.

Aktori Robert Ndrenika e krahasoi Kryeministrin Rama me Erdoganin teksa shtoi se kryeministria i ka shpërfillur ndërsa vetëm presidenti dhe kryetari i Kuvendit i kanë dëgjuar.

“Kjo që ka ndodhur ishte e papritur për komunitetin teatror. Ishte e papritur për mua. S’marr vesh çfarë po ndodh. Kemi qenë te Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit që na ka dhënë plotësisht të drejtë, opozita është me ne dhe jam shumë i bindur që ka shumë nga Partia Socialiste që janë me ne, por nuk flasin. Nuk flasin se kanë hallet e tyre. Këtu u bë puna si te ‘Tre Musketierët’, ku Kardinali Reshelje më vete dhe të mbretit më vete. Nuk ka lezet kështu, në vitin 2018. Unë them që edhe Prokuroria ta shohë këtë punë, ta hetojë. Përse duhet ta marrë “Fusha shpk”, se ka dhe “Kodra shpk”…, ç’janë këto preferenca? Të vjen keq që nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, përveç Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit, kurse Kryeministria na ka përbuzur. Duhet të hyjmë në bisedime, nuk vazhdohet me gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”, shprehet Ndrenika.

Ndërsa aktori Arben Derhemi tha se teatri do të mbrohet me gjak. Aktori Neritan Liçaj tha me bindje se nuk do të lejohej asnjë pëllëmbë e truallit të teatrit, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të votojnë me zemër dhe jo si numër apo teserë partie.

 

Të fundit