Flash News

KRYESORE

“Beteja” për Tiranën, KQZ vendos me 7 vota: Kutitë do të hapen nesër, ora 10.00

“Beteja” për Tiranën, KQZ vendos me 7 vota:  Kutitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me shtate vota pro qe te hape kutite e votimit ku PDIU pretendon te marre mandatin e Shpetim Idrizi apo do t’i takoje Partise Socialiste. Pasi u ra dakord mes palëve për kutitë që do të hapen, KQZ vendosi njëzëri që ato do të hapen nesër në ora 10.00 dhe administrat e KQZ-së duhet të bëjë gati kutitë për rinumërim e votave. Kështu duhen edhe më shumë 20 orë  kohë që të mësohet se kush do të jetë deputeti i 34-t i Kuvendit të ri të Shqipërisë.

PDIU e ka këtë betejë jetike për mandatin e kryetarit. Subjekti politik pretendon se i janë hequr të paktën 66 vota, ndërkohë për 37 vota marrin mandatin e kryetarit Shpëtim idrizi. Nga ana tjetër edhe PS kërkon rinumërim për disa kuti pasi pretendon se disa vota të saj nuk i janë llogaritur. Gjatë shqyrtimit, përfaqësuesit e dy partive kanë kërkuar shtimin e disa kutive në procesin e rinumërimit, ndryshe nga sa kishin kërkuar paraprakisht. Përfaqësuesi i PDIU tha se ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër kuti votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë. Ndersa përfaqësuesi i PS shtoi se “gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit. Në total janë 55 kuti, 32 të PDIU dhe 23 të kërkuara nga PS të cilat do të hapen nesër në KQZ.”

Numerimi do të bëhet drejtpërdrejt para KQZ-së, në katër tavolina numërimi.

 

Të fundit